Policia qëllon afro-amerikanin me fëmijët në makinë, shpërthen dhuna në Wisconsin

Rikthehet protestat, kësaj radhe në qytetin Kenosha në Winsconsin, pas plagosjes së rëndë, me breshëri plumbash të një afroamerikani të paarmatosur nga policia, gjatë momentit të arrestimit.

E gjithë skena e rëndë u filmua me celular dhe u publikua në rrjetet sociale duke shkaktuar një zemërim të qytetarëve të Kenoshës, për dhunën e pajustifikuar të policisë ndaj një personi të paarmatosur.

I plagosuri është 29-vjeçari Jacob Blake, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital. I riu u qëllua mbi 7 herë nga mbrapa me pistoletë, ndërsa efektivët e policisë kishin shkuar për ta arrestuar pas një telefonate për dhunë në familje.

Në video shihet qartë momenti kur Blake tenton të hyjë në makinë dhe një nga agjentët i afrohet dhe nis ta qëllojë.

Një nga anëtarët e familjes së 29-vjeçarit, shprehet për mediat amerikane, se në momentin e të shtënave në makinë kanë qenë dhe fëmijët e Blake, të cilët kanë mbetur të terrorizuar nga kjo ngjarje.