Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pozitiv me koronavirus, Pjaniç humbet grumbullimin me Barcelonën

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 10:08 | Futboll
Pozitiv me koronavirus, Pjaniç humbet grumbullimin me Barcelonën

Në një komunikatë të klubit të Barcelonës u konfirmua se boshnjaku Miralem Pjaniç, blerja e re e skuadrës nga Juventusi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kjo ka bërë që tashmë mesfushori të humbasë grumbullimin me skuadrën, duke e shtyrë për më tej nisjen e kësaj aventure të re për të.

Lojtari do të qëndrojë për të paktën 15 ditë në izolim dhe nuk do të jetë në gjendje të nisë stërvitjen së bashku me shokët e rinj të skuadrës.

Pjaniç dyshohet të jetë infektuar gjatë pushimeve të tij në Porto Cervo, Sardenjë, një vatër e re rastesh në Itali.

A2 CNN Livestream

Dita jonë