Protagoniste e “revolucionit portokalli”, ish-kryeministrja në gjendje të rëndë nga COVID-19

timoshenko 1100x620

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, është e infektuar me COVID-19 dhe situata klinike paraqitet e rëndë. Lajmi i përhapur nga zëdhënësja e partisë së saj, Marina Soraka, e cila shtoi se edhe pjesëtarë të tjerë të familjes vuajnë nga infeksioni pandemik.

Nuk dihet nëse Timoshenko është e shtruar në spital, por se ajo po lufton me temperaturë të lartë dhe komplikacione të tjera të COVID-19.

Timoshenko ka qenë një nga protagonistet e jetës politike ukrainase të mijëvjeçarit të ri. E zgjedhur për dy mandate, ajo ishte fytyra e “revolucionit portokalli” në vendin ish-sovjetik.

Në presidencën e Viktor Janukovic, Timoshenko përfundoi për 3 vjet në burg me akuzën e abuzimit të pushtetit. Edhe pse Janukovic tashmë është një histori e së kaluarës, Timoshenko nuk arriti më të ngihej në lartësinë e dikurshme, duke dështuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019,  të fituara nga komediani Volodymyr Zelenkij.