Rikthehet Kombëtarja, kuqezinjtë gati për Ligën e Kombeve

kuqezinjte 1100x620

Kombëtarja e Shqipërisë, nën drejtimin e Edoardo Reja-s, javën e ardhshme rikthehet të na japë emocionet që na kishin munguar.

Në datë 29 gusht trajneri Reja do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të flasë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe listën e tij të të grumbulluarve.

Kuqezinjtë, më datë 31 gusht do të jenë të gjithë në urdhrat e stafi teknik në seancat stërvitore që do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal. Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë më 4 shtator në Minsk dhe tri ditë më pas rikthehet në Air Albania Stadium për t’u përballur me Lituaninë, rivali tjetër i grupit në këtë edicion të Kupës së Kombeve.

Këto dy ndeshje do të jenë dhe të parat për kuqezinjtë në këtë vit të pazakontë, ku u anuluan dy ndeshjet miqësore me Slloveninë e San Marinon si edhe dy datat e muajit qershor ku trajneri Reja me stafin e tij do kishin mundësi të testonin skuadrën në prag të ndeshjeve kualifikuese.