Shembet ndërtesa 5-katëshe, dhjetëra persona nën rrënoja

Të paktën 1 person ka humbur jetën, 17 janë shpëtuar dhe mbi 50 të tjerë kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së një ndërtese 5-katëshe në jug të Mumbait.

Ndërtesa me 47 apartamente u shemb në orët e mbrëmjes së të hënës dhe shkaqet janë ende të paqarta, por dyshohet kryesisht tek amortizimi i saj.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e personave të mbijetuar pavarësisht motit të keq me shi që po i shoqëron gjatë gjithë kohës.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 159 raste të reja me COVID-19
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Shqipëri, 4 viktima në 24 orë, 362 në total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 185 persona në spital, 15 në terapi intensive, 6 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 6940 nga fillimi i epidemisë