“Të mos shkosh në shkollë, më keq sesa të infektohesh me Covid-19”

Problemi i kthimit në bankat e shkollës është bërë tashmë problem i të gjitha shteteve.

Në Britani ende nuk ka një datë për rikthimin në shkolla, por për kryeministrin Boris Johnson, rihapja e institucioneve arsimore në fillim të shtatorit është një domosdoshmëri.

“Gjëja e parë që duhet të sqarojmë është se shanset që fëmijët të humbasin jetën nga Covid-19 janë pothuajse zero. Ka shumë të dhëna që tregojnë se fëmijët, kryesisht të miturit, janë më të predispozuar që t’i shpëtojnë Covid-19. Ndaj, rikthimi i tyre në shkolla i bën mirë pasi i shpëton nga probleme të tjera po aq të rëndësishme, siç është shëndeti mendor e psikologjik.

Por shanset që fëmijët të dëmtohen duke mos shkuar fare në shkollë janë të qarta. Ndaj, më mirë do rrezikojmë duke i çuar fëmijët në shkollë sesa të rrezikojmë duke mos i çuar. Në ndihmë të prindërve duhet të sqarojmë se virusi transmetohet më lehtë nga i rrituri tek i rrituri sesa nga i rrituri te fëmija apo anasjelltas. Jemi të ndërgjegjshëm që rihapja e shkollave mund të shoqërohet me rritje të transmetimit të virusit. Ndaj, ne synojmë kontrollin, përmes ruajtjes së distancës fizike jo vetëm në klasa, por edhe në ambiente të tjera të hapura”, është shprehur Johnson.