Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Turizmi pa “turistë”, korrik, hyrjet e shtetasve të huaj bien me 61.5%

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 17:01 | Ekonomi
Turizmi pa “turistë”, korrik, hyrjet e shtetasve të huaj

Turizmi po penalizohet fort nga pandemia e COVID 19. Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri edhe në korrik pësuan një tkurrje të fortë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në territorin shqiptar u futën muajin e kaluar rreth 387 mijë shtetas, me një rënie të fortë prej 67.1 % kundrejt korrikut të vitit të kaluar.  Ndërsa si periudhë 7 mujore, rënia vlerësohet në 64.7%.

Përgjatë këtyre muajve kryesisht në qershor dhe korrik përveçse shtetasve nga Kosova ka pasur hyje nga vende të tjera si Polonia apo Bjellorusia kryesisht turistë me chartera, por që nuk kanë arritur të ndryshojnë situatën.

Nga ana tjetër, pandemia ka ulur ndjeshëm edhe daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Sipas INSTAT, në korrik kanë udhëtuar jashtë vendit rreth 246 mijë shqiptarë, një numër që rezulton 52.3% më i ulët se korriku i vitit të kaluar. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani