“Zgjimi i tokës”, si një rrëfim për ripërtëritjen dhe vazhdimin e jetës

Pasi shkroi “Zgjimin e tokës”, pas përkthimit të kësaj vepre në disa gjuhë të botës, norvegjezi Knut Hamsun do të lakmohej nga të gjithë.

Kafka, Hese dhe shumë shkrimtarë të mëvonshëm do të ndiqnin hapat e tij. Fill pas suksesit të veprës në disa gjuhë, e teksa rrethet letrare nisën të flisnin, për të vjen çmimi Nobel. Ishte në vitin 1920, por vepra e tij mbetet ende aktuale edhe pas 100 vitesh.

Historia është sa e thjeshtë, po aq edhe e ndërlikuar. Mes lidhjes së heroit të librit dhe natyrës, qëndrojnë mashtrimet dhe jeta frenetike.

Amantia Kapo është përkthyesja që e sjell në shqip nobelistin për të cilin ka pasur jo pak polemika pas përfshirjes së tij në ideologjinë naziste.