50 milionë shikime në një javë, suksesi i radhës i Drake

drakeee 1100x620

Drake shënon suksesin e radhës me hitin e tij të 9 në klasifikimin botëror.

Kënga më e re “Laugh Now Cry Later” e reperit kanadez numëron mbi 50 milionë shikime vetëm në javën e parë pas publikimit, duke kryesuar klasifikimin e këngëve të kësaj vere.

Videoja e re e këngës, e drejtuar nga Dave Meyers, u filmua në qendrën e Nike në Oregon dhe shfaqet Kevin Durant, Odell Beckham Jr., dhe Marshaën Lynch.