8 të vdekur në 24 orë në Kosovë nga koronavirusi

Koronavirusi ne kosove 3 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga koronavirusi, duke shënuar ulje krahasuar me një ditë më parë kur ndërruan jetë 13 persona.

Ndërkohë, rastet e reja kanë pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit janë kryer 471 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 136 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 99 të infektuar.

Deri tani, në Kosovë janë infektuar 12683 persona, nga të cilët 488 kanë ndërruar jetë.