Afrika pastrohet nga poliomeliti

afrika poliomelit 600x338

Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomeliti. Kjo sëmundje zakonisht prek fëmijët nën 5 vjeç dhe mund të çojë në paralizë të pakthyeshme. Gjithashtu, poliomeliti mund të jetë fatal kur prek organet e frymëmarrjes.

25 vite më parë, mijëra fëmijë në Afrikë u paralizuan nga poliomeliti. Më pak se një dekadë më parë, në Afrikë janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale.

Nigeria ishte vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja. Më shumë se 95% e popullsisë së Afrikës tani është e imunizuar.

Poliomeliti tani është i pranishëm vetëm në Afganistan dhe Pakistan. Kurë për të nuk ka, por vaksina e poliomelitit i mbron fëmijët për gjithë jetën.