Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Çështja Navalni, Putin nuk pranon akuzat për helmimin e opozitarit

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 16:15 | Bota
Çështja Navalni, Putin nuk pranon akuzat për helmimin e

Kremlini nuk pranon akuzën që Presidenti Vladirmir Putin ka miratuar helmimin e kritikut të tij, Aleksei Navalni. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se pretendimet janë të pavërteta dhe nuk mund të merren seriozisht.

Doktorët në Gjermani, ku 44-vjeçari po trajtohet, konfirmuan helmimin në një raport paraprak. Por, Peskov vendosi në dyshim deklaratën e qeverisë së Berlinit, duke e konsideruar të nxituar. Gjithashtu, refuzoi kërkesën e Bashkimit Europian për një hetim ndërkombëtar të rastit në fjalë.

“Nëse substanca identifikohet dhe përcaktohet se është helm, atëherë sigurisht që do të ketë arsye për të hetuar”, u shpreh Peskov.

Navalni u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë të enjten e kaluar. Më pas, udhëtimi u devijua për në Omsk të Siberisë, ku doktorët e mjekuan për 3 ditë përpara se të lejonin transferimin për në një spital të Berlinit.

Mbështetësit e opozitarit janë të bindur se pas kësaj qëndron një tentativë helmimi. Ka dyshime të forta që substanca toksike të jetë hedhur në një filxhan çaji në aeroportin e Tomsk. Ndërkohë, doktorët gjermanë bëjnë me dije se gjendja e tij është serioze, por nuk është në rrezik për jetën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë