Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Djali me një gisht tepër në secilën dorë: Nuk e kam problem fare, më ndihmon të fitoj në video-lojëra

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 17:28 | Lifestyle

Një djalë indian i cili ka lindur me nga një gisht tepër në secilën dorë, thotë se është krenar për çrregullimin e tij, pasi këto dy gishta më shumë që ka, e ndihmojnë të fitojë në video-lojëra.

Faizan Ahmad Najar shprehet: “Kam 12 gishta dhe kjo gjë më ka ndihmuar që të jem i mirë në kriket dhe në video-lojërat që luaj në celular. Nuk kam aspak turp, ka qenë vullneti i Zotit. Ndonjëherë mendoj pse jam vetëm unë me 6 gishta në dorë, por kam shokë të mirë në shkollë që nuk më bëjnë të ndihem keq për këtë”.

Djali indian thotë se ka dëshirë që të bëhet mjek, për të trajtuar njerëzit me çrregullime fizike.

“Dua të ndihmoj personat me çrregullime, në mënyrë që askush të mos tallet me ta”, tha Faizan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë