Festivali i komedisë në Korçë, ”Koko Fest”, shtatori nis me buzëqeshje poshtë maskave

Prej shtatë vitesh komeditë e realizuara nga trupat teatrale shqiptare bëhen bashkë në Korçë. Ndonëse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, Festivali i Komedisë do të jehojë sërish.

Përgatitjet kanë nisur dhe Zamira Kita, mikpritësja artistike e kësaj feste të komedisë që tashmë njihet me emrin “Koko Fest”, na zbulon disa nga detajet e këtij edicioni.

Të treja skenat teatrale të improvizuara në ambiente të hapur, kanë funksionuar edhe më herët si të tilla, pasi Oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe Parku Rinia kanë mirëpritur edhe më herët artistë.

Festivali i Komedisë në Korçë do të nisë në 8 shtator ndërsa për shkak të numrit të kushtëzuar të publikut secila shfaqje do të luhet për disa ditë me radhë për të krijuar mundësinë që të gjithë të shijojnë humorin e “Koko Fest”.