Gara për vaksinën, Fauci: Duhet të tregojmë kujdes dhe mos nxitohemi

fauci 1100x620

Eksperti në Task Forcën kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fauci i është bashkuar debatit të hapur prej disa ditësh që shpërtheu pas deklaratës së presidentit Trump, sipas të cilit “deep state” brenda FDA po vonon nxjerrjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Doktor Fauci tha se nuk duhet nxituar për nxjerrjen e vaksinës deri sa të provohet se ajo është e sigurt dhe efektive.

Gjatë një interviste për agjencinë Reuters, doktori kryesor për sëmundjet infektive u shpreh se një debat i tillë mund të dëmtojë zhvillimin e vaksinave.

“Gjëja e vetme që nuk duhet të shohim me një vaksinë është përdorimi i saj me emergjencë me anë të autorizimi përpara se të kemi sinjalin e efikasitetit”, deklaroi Fauci.