Izet Haxhiaj kallëzon penalisht drejtorin e burgjeve: Po më mban në izolim duke më ushtruar presion

IZET HAXHIA NIS GJYQI frame 14 1100x620

Izet Haxhiaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailaj, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Gjatë gjithë kohës po më mban në izolim duke ushtruar presion psikologjik si një nga format më të rënda të torturës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Haxhiajt.

Në vendimin e vitit 2012, Izet Haxhiaj ishte dënuar me 25 vjet burg, por sipas Apelit, Haxhiajt, i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye argumenton se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.

Në 2006, ai u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2018 ai u ekstradua në Shqipëri, ku rezulton i dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.