Kukësi gati për Europa League, e konfirmon dhe testi anti-Covid

kukesi 1100x620

Kukësi është gati për të nisur sfidën e tij në eliminatorët e Europa League dhe këtë e konfirmuan edhe testet anti-Covid që iu nënshtruan të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit verilindor.

Faqja zyrtare e nënkampionëve të Shqipërisë njofton se janë marrë përgjigjet e testit të dytë që u zhvillua ditën e hënë dhe fatmirësisht të gjithë; ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativë.

Kukësi do të ndeshet ditën e enjte në orën 20:00 me bullgarët e Slavias së Sofjes, në një takim që do të luhet në “Air Albania Stadium”.