Mbytet një 26-vjeçar te Gjiri i Lalzit

Gjiri i lalzit plazhi 1100x620

Një tjetër person është mbytur gjatë ditës së sotme në det. Një 26-vjeçar, banues në Durrës, është mbytur pak pas orës 14:00 te Gjiri i Lalzit.

Policia bën të ditur se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Paraditen e sotme, një 60-vjeçare nga qyteti i Elbasanit u mbyt në det në zonën e Shkëmbit të Kavajës.