Mbytet një 60-vjeçare nga Elbasani te Shkëmbi i Kavajës

shkembi i kaves mbytet nje 60 vjecare 1100x620

Një tjetër person ka ndërruar jetë pasi është mbytur teksa ka qenë duke u larë në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:45 të së martës te Shkëmbi i Kavajës. Sipas policisë viktima është shtetasja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan.

Policia ka bërë të ditur se viktima dyshohet të jetë mbytur teksa ishte duke u larë në det.