Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Më në fund një lajm i mirë nga OBSH: Pandemia po ngadalësohet

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 22:24 | Bota
Më në fund një lajm i mirë nga OBSH: Pandemia po

Pas muajsh të tërë debatesh në lidhje me pandeminë e koronavirusit, për shkak dhe të mungesës së informacionit në lidhje me virusin e ri, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep më në fund një lajm të mirë.

“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në botë”. Në këtë konkluzion ka arritur OBSH duke krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.

Sipas të dhënave, situata paraqitet më e përmirësuar në kontinentin amerikan. Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.

Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani