Pritet të zëvendësojë Kim Jong Un, por motra mund të jetë edhe më e “hekurt”

Kim Yo Jong Korea 1100x620

Tashmë fati i dinastisë që sundon me dorë të hekurt Korenë e Veriut ka marrë dimensionet e një seriali televiziv.

Zërat për shëndetin e liderit suprem Kim Jong Un janë gjithmonë e më të shpeshta, madje shtohen burimet që pohojnë vdekje e tij disa muaj më parë, dhe zëvendësimin e tij të përkohshëm me një sozi.

Krahas pikëpyetjeve për diktatorin e ri, shtohet çdo ditë e më shumë kurioziteti për motrën e tij Kim Yo Jong, e cila sipas analistëve po përgatit për të marrë pushtetin në Penian.

Por ata që mendojnë që 32-vjeçarja do të ndryshojë linjën e paraardhësve të saj në gjysmë shekullin e fundit, mund të gabohen rëndë.

“Ajo mund të tregohet edhe më diktatoriale se vëllai, babai dhe gjyshi i saj”, thotë Sung-Yoon Lee, profesor i Shkencave Politike i Tuft University.

E përshkruar si person me ambicie të madhe qysh nga viti 2002, kur e pohoi vetë i ati Kim Jong-il, Kim Yo Jong ka ndenjur me zgjuarsi në hijen e të vëllait, e fotografuar gjithmonë në shërbim të tij duke i shërbyer një çaj, ose duke i dhënë stilografin me të cilin Kim Jong Il do të firmoste vendimet e tij më të rëndësishme.

Por në fakt, sipas të gjithëve, ndikimi i saj tek i vëllai është  shumë madh. Por në rastin e marrjes së pushtetit, ajo duhet të legjitimojë figurën e saj si pasardhëse e denjë e dinastisë Kim, dhe kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme në skenarin ndërkombëtar.

“Ajo është mbështetëse e linjës së fortë ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, dhe nuk ka shenja që ka një qasje reformatore”, thotë Victor Cha, një nga ekspertët më të mëdhenj amerikan të Penianit zyrtar, i cili nuk shmang mundësinë që në rastin e marrjes së pushtetit, ajo mund të rinisë fushatën e hedhjes së raketave kërcënuese për stabilitetin në rajon.