Nuk ndalen dasmat, gjoba të “kripura” në Krujë dhe Durrës

dasma 1100x620

Edhe pse në kundërshtim me masat parandaluese kundër COVID-19, të parashikuara nga Akti Normativ i qeverisë, dëshira për të kurorëzuar ditën më të bukur të jetës, edhe në kohë pandemie, tejkalon edhe rrezikun e ndëshkimit ekonomik.

Vetëm ditën e djeshme, 5 subjekte në Durrës dhe Krujë janë ndëshkuar me gjoba deri në 1 milion lekë si dhe mbyllje 6-mujore aktiviteti, sepse kanë organizuar evente martesore në strukturën e tyre.

Lokalet ndodhen në Derven dhe Thumanë të Krujës si dhe në Arapaj të Durrësit. Ceremonitë masive si dasmat dhe mortet kanë rezultuar vatra tejet të rrezikshme të infeksionit të koronavirusit të ri, duke rritur ndjeshëm statistikat në bilancin ditor të vendit.