Përballimi i pandemisë, SHBA i dhuron 50 respiratorë Kosovës

kosove koronavirus 1100x620

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë të rinj me qëllim përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ambasada amerikane në Prishtinë njofton se ky donacion është bërë përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.