Përfundon takimi mes Contes dhe drejtuesve të Interit, merret vendimi i papritur

zhang conte 600x338

Zgjati 3 orë takimi mes Antonio Contes dhe drejtuesve të Interit dhe në përfundim të tij u vendos ajo që nuk pritej: trajneri do të vazhdojë aventurën e tij me zikaltërit.

Pas humbjes ndaj Sevilla në finalen e Europa League, Conte la të kuptohej ndarjen nga Interi pasi u shpreh se disa gjëra nuk i kishin pëlqyer këtë vit dhe se çdo gjë e kishte një kufi.

“Disa gjëra këtë vit nuk më kanë pëlqyer. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime. Nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua. Gjithçka ka një limit, duhet të kuptoj ku është limiti im. Do ta sqarojmë situatën me qetësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të kaloja një vit të madh te Inter, por që ka qenë edhe shumë i vështirë”, u shpreh Conte.

Por, me anë të një komunikate, Inter njoftoi se “takimi i sotëm ishte konstruktiv dhe u vendos për vazhdimësinë e një strategjie të përbashkët, që do të mundësojë vijimësinë e projektit”.