Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ronaldinho rifiton lirinë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 10:57 | Futboll

Ish-ylli i Brazilit, Ronaldinho, është tashmë i lirë. Pas 5 muajsh burg dhe arresti shtëpie, ish-sulmuesi i Barcelonës ka rifituar lirinë.

E gjitha ndodhi për një pasaportë të falsifikuar kur 40-vjeçari u fut në Paraguai së bashku me të vëllanë dhe u arrestuan nga policia.

Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira qëndruan rreth një muaj në burg dhe 4 muaj të tjerë në arrest shtëpie, periudhë të cilën e kaluan në një hotel luksoz në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait.

Tashmë, Ronaldinho duhet të paguajë një shumë prej 200 mijë dollarësh së bashku me të vëllanë dhe janë të lirë të lëvizin në çdo vend të botës.

https://a2news.com/2020/04/09/brenda-suites-presidenciale-ku-ronaldinho-do-te-shlyeje-denimin-ne-paraguai/

A2 CNN Livestream

Dita jonë