Rriten të prekurit me koronavirus në Greqi, vetëm një humbje jete

greqi koronavirus 1100x620

Greqia raportoi 168 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 20 u identifikuan vetëm në pikat kufitare të vendit. Gjithashtu një person humbi jetën duke e çuar numrin total të vdekjeve në 243.

Që nga nisja e pandemisë në Greqi raportohen 8987 persona të infektuar me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se situata është në kontroll dhe se lajmi i mirë vjen nga terapitë intensive, ku 11 pacientë janë larguar nga spitali.

Deri tani në Greqi janë testuar mbi 872 mijë persona të dyshuar si të infektuar me Sars-Covid 2.