Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rritja e rasteve me COVID-19, Koreja e Jugut mbyll shkollat në kryeqytet

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 14:40 | Bota
Rritja e rasteve me COVID-19, Koreja e Jugut mbyll shkollat në kryeqytet

Koreja e Jugut urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave dhe kopshteve në kryeqytet për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Rreth 200 pjesëtarë të stafit dhe nxënës janë infektuar në Seul vetëm gjatë dy javëve të fundit. Mësimi në distancë do të vijojë deri më 11 shtator, sipas asaj që njofton ministria e arsimit.

Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit e vitit të fundit në shkolla të mesme, të cilët përgatiten për provimet e pranimit në universitete.

Autoritetet e shëndetit kanë paralajmëruar se vendi është pranë një shpërthimi kombëtar të pandemisë. Koreja e Jugut mbahet si histori suksesi në menaxhimin e krizës shëndetësore dhe numëron vetëm 310 jetë të humbura dhe rreth 18 mijë raste me Covid-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani