Tirana fal, Crvena jo. Bardheblutë mposhten 1-0 dhe eliminohen nga Champions League

Tirana nuk ka arritur dot të kalojë në fazën e tretë paraeliminatore të Champions League. Bardheblutë u mposhtën 1-0 nga Crvena Zvezda në “Air Albania”, në një ndeshje ku u krijuan raste të pastra për shënim, por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë ishte Muçi ai që mund të shënonte golin e avantazhit për ekipin e drejtuar nga Emmanuel Egbo, por goditja e tij me të majtën nga brenda zonës u devijua nga portieri dhe përfundoi në shtyllë.

Vetëm disa minuta më vonë, Crvena shënoi pas një goditjeje këndi me anë të portugezit Tomane (62’).

Tirana mund të kishte barazuar me anë të Cobbinah, por ganezi nuk arriti dot të mposhtte portierin serb kur u gjend ballë për ballë me të, pasi topi i goditur nga ai me të djathtën përfundoi mbi traversë.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Torasa goditi me kokë pas një rrëmuje në zonë, por portieri serb arriti të shmangte golin.