“Tirona Fanatics” lë serbët pa gjumë

hoteli serbet 1100x620

Tifozët janë lojtari i 12, edhe kur e kanë të pamundur të jenë në stadium për shkak të masave shtrënguese për koronavirusin.

“Tirona Fanatics” ka dhënë ndihmën e saj për skuadrën përpara sfidës së mbrëmjes së sotme ndaj Cervena Zvezdas. Në mes të natës, ultrasit bardheblu kanë hedhur fishekzjarre në hotelin ku ishin akomoduar serbët, duke i lënë futbollistët kundërshtarë pa gjumë.

Një taktikë e njohur kjo e grupimeve të organizuara të tifozëve, për ndeshjet ku ekipi rival është superior në letër.

Në mjaft raste, ngacmime të tilla kanë dhënë efekt. Nëse Tirana kualifikohet përballë Yllit të Kuq të Beogradit, edhe “Fanatics” do të kenë një pjesë të meritës.