92-vjeçari ka flokët më të gjatë në botë, nuk i pret prej 80 vitesh

Gjatë periudhës së karantinës, në mbarë botën, për meshkujt lindi më shumë se zakonisht dëshira për të rritur mjekrën apo flokët. Por, asnjë nuk krahasohet me të moshuarin nga Vietnami, Nguyen Van Chien, i cili për 80 vite nuk i ka prerë asnjëherë flokët e tij. 92-vjeçari ka sot flokë plot 5 metra të gjatë dhe është i “çmendur” pas tyre.

“Besoja se në qoftë se do të prisja flokët, do të vdisja. Kështu e kam parë për 8 dekada dhe nuk kanë guxuar të ndryshoj ide”.

Ai ka jetuar gjithë jetën e tij po njësoj, në çdo ditë, me flokë të gjatë të lidhur pas koke me një kapëse prej lecke. Në shkollë e detyruan t’i presë dhe në atë kohë i premtoi vetes se kjo nuk do të ndodhte kurrë më.

“Mbaj mend që kisha flokë të zezë dhe të fortë. Kur i preva, u rritën më të dobët. Prej asaj kohe vendosa të mos i pres më dhe sot ato janë një pjesë e pandarë e imja”.

Prej shumë vitesh, ai kujdeset për flokët e tij vetëm me vajin e arrës së kokosit.