Afro-amerikani mbetet i paralizuar, familjarët kërkojnë protesta të qeta

Protestuesit pushtuan sërish rrugët në Kenosha të Wisconsin. Ata kërkojnë drejtësi për Jacob Blake, i cili është në spital pasi u qëllua nga policia në një distancë të afërt. Blake u qëllua përballë 3 fëmijëve të tij.

“Kur shikoni videon, atë video të tmerrshme, që tregon se Jacob Blake është qëlluar të paktën 7 herë”, u shpreh Ben Crumb, avokat i familjes.

Dëme të shumta, përfshirë automjete të djegura, zjarre, grafiti dhe dyqane të thyera shikohen kudo në Wisconsin dhe kudo tjetër që prej së shtunës.

“Nëse Jaceob do ta dinte se kjo do të shkonte kaq larg me dhunë e shkatërrim, do të ishte shumë i pakënaqur”, tha Julia Jackson, mamaja e Jacob Blake.

Blake, i cili iu nënshtrua një operacioni së fundmi, është pjesërisht i paralizuar dhe familjarët pranojnë se kjo mund të jetë gjendja e tij për gjithë jetën.

“Do të duhet një mrekulli për Jacob që të ecë sërish”, tha Crump. Teksa miqtë dhe familjarët shpresojnë që ai të ecë, ata bëjnë thirrje për protesta paqësore. “Unë kam lëkurë të bukur kafe, por shikoni dorën tuaj çfarëdo ngjyre të ketë mbetet e bukur”, tha mamaja e Blake.