Apeli i shoqërisë civile në Kukës, institucionet neglizhojnë masat anti-Covid

Shoqëria civile në Kukës ngre shqetësimin se individët, por edhe institucionet shtetërore, përgjegjëse për marrjen e masave parandaluese, kundër përhapjes së covid-19, nuk janë në nivelin e duhur.

Lavdrim Shehu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Progres Rinor shprehet se nga konstatimi i tyre, institucionet përgjegjëse në Kukës po punojnë me kapacitet dhe interes shumë të ulët dhe realisht nuk po e bëjnë punën e tyre.

Ndërkohë edhe prefekti i qarkut të Kukësit, teksa pranon se ka një neglizhencë të zbatimit të masave parandaluese nga qytetarët, subjektet dhe institucionet po bëhet ç’është e mundur për të zbatuar aktet normative në kuadër të masave parandaluese për Covid-19.

Në Kukës, aktualisht janë 140 persona aktivë të infektuar me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në këtë qytet e kanë humbur betejën me virusin e ri 4 persona.