Basha: Rritja e pagave për mjekët është jetike, t’u jepet shpërblimi i premtuar

Lideri i opozitës Lulzim Basha iu rikthye sërish debatit mbi pagat dhe shpërblimet e personelit shëndetësor, nën presion prej muajsh nga emergjenca pandemike.

Qeveria shqiptare ka njoftuar një rritje rrogash për mjekët dhe infermierët, por sipas kryeopozitarit “rritja e pagave të tyre është jetike, por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale”, ndërkohë që nuk është lëvruar ende shpërblimi me 1000 euro i premtuar.

Për Bashën, “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’i trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve te koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon”.

Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i…

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, August 26, 2020

Sipas platformës së PD, parashikohet që mjekëve t’u jepet një rrogë mesatarisht 1200 euro, ndërkohë që për infermierët mund të shkojë në 700 euro.