Dëmtim i rëndë i futbollistit, ndërpritet miqësorja Kastrioti-Vllaznia

Një dëmtim i rëndë i futbollistit të Kastriotit, Luis Gjini, ka bërë që të ndërpritet miqësorja  Kastrioti-Vllaznia.

Ndeshja po fitohej nga shkodranët me rezultatin 0-1, falë golit të realizuar nga braziliani Da Silva.

Në minutën e 60, pas një përplasje në mesfushë, mbrojtësi dyshohet se ka thyer këmbën.