E rëndë në Durrës, mbytet babai 44-vjeçar dhe vajza e mitur

Lajm i fundit breaking 1100x620

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites në zonën e Rrushkullit në Durrës, ku për pasojë një 44-vjeçar dhe vajza e tij e mitur janë mbytur në det.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Dh.B., 44 vjeç bashkë me vajzën e tij të mitur M.B., 9 vjeçe janë futur duke u larë në det dhe më pas janë nxjerrë prej aty të pajetë

Ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.