Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gati dyfishohen rastet në Itali, rritet dhe numri i viktimave

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 18:30 | Bota
Gati dyfishohen rastet në Itali, rritet dhe numri i viktimave

Një tjetër ditë e keqe është regjistruar në Itali për sa i përket të infektuarve të rinj nga virusi i ri Sars Covid-2.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1367 persona të tjerë të infektuar me koronavirus, gati dyfishi i një dite më parë. Po ashtu 13 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se rritja e rasteve të reja ka ardhur dhe si pasojë e shtimit të testimeve pasi 93 mijë persona të dyshuar i janë nënshtruar tamponit.

Që nga nisja e pandemisë Italia regjistron 35 485 viktima dhe mbi 262 mijë të infektuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë