Gjendet pajetë 91-vjeçari në Vlorë, dyshohet se është vrarë

Vlora 1100x620

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur nga policia në banesën e tij në lagjen 4 Heronjtë” në qytetit e Vlorës.

Viktima është 91-vjeçari Seri Petanaj, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë, pasi në trup i janë gjetur disa shenja të shkaktuara nga një mjet prerës.

91-vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe policia ka shkuar aty pas denoncimit të bërë nga i biri se ai nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën.

Menjëherë është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen ngjarjes.