Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nata e dytë e konventës republikane, Melania Trump bën thirrje për harmoni racore

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 10:23 | Bota
Nata e dytë e konventës republikane, Melania Trump bën thirrje

Me natën e parë të përfunduar, republikanët e vazhduan aty ku e lanë edhe në natën e dytë. “Pa dështuar, presidenti Trump ka luftuar për ju”, deklaroi zëvendëspresidenti Mike Pence.

Konventa Kombëtare Republikane solli në ekran emra të mëdhenj në mbështetje të Trump, duke sulmuar drejtpërdrejtë rivalin demokrat, Joe Biden.

Senatori Rand Paul tha se i druhet atij pasi mund të zgjedhë luftën sërish. Tema e natës së dytë ishte “Toka e mundësive”. Në këtë qasje, Melania Trump ndërhyri duke bërë një apel për unitet racor në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

 “Si të gjithë ju, kam reflektuar për trazirat me sfond racor në vendin tonë. Është një realitet i ashpër për të cilin nuk jemi krenarë që është pjesë e historisë sonë. Ju nxis që të fokusoheni në të ardhmen duke mësuar nga e kaluara. Duhet të kujtojmë se jemi një komunitet që përfshin shumë raca, besime fetare dhe etni”, tha Zonja e Parë amerikane.

Pjesë e këtij eventi ishin sërish pjesëtarë të tjerë të familjes Trump. Fëmijët e presidentit Eric dhe Tiffany theksuan arritjet ekonomike të babait të tyre. Ndërsa sekretari i shtetit iu adresua konventës nga Jeruzalemi.

 “Presidenti Trump ka vendosur vizionin e tij, Amerika e Para, në zbatim. Ndoshta se ka bërë atë të njohur në çdo kryeqytet të huaj, por ka funksionuar”, deklaroi Pompeo.  

https://a2news.com/2020/08/24/konventa-e-republikaneve-trump-merr-zyrtarisht-nominimin/

Synimi i republikanëve me sa duket është që të tregojnë unitet pas një presidenti dhe të gjenerojnë një momentum teksa Trump përgatitet të pranojë zyrtarisht nominimin të enjten.

A2 CNN Livestream

Dita jonë