Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas konfirmimit të trajnerit, një shqiptar mes “dhuratave” për Antonio Conte

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 17:37 | Futboll
Pas konfirmimit të trajnerit, një shqiptar mes “dhuratave”

Pas takimit ku u konfirmua vazhdimësia e Antonio Conte në stol, Interi po mendon për merkaton. Klubi synon të përforcojë skuadrën, për t’u kthyer te trofetë, që mungojnë prej dhjetë vjetësh.

Përforcimi i parë i mbyllur është ai i Hakimit, i paguar 40 milionë euro te Reali i Madridit. Pas mbrojtësit të djathtë nga Maroku, zikaltërit kërkojnë të blindojnë edhe krahun e majtë, ku alternativë është italo-braziliani i Chelsea, Emerson Palmieri.

Tjetër objektiv në mbrojtje është talenti shqiptar Marash Kumbulla. Mbrojtësi 20-vjeçar i Hellas Veronas do të plotësonte repartin difensiv, aty ku do të afrohet edhe Tonali nga Brescia.

Një tjetër repart që duhet përforcuar është mesfusha. Me qëndrimin e Conte, Interi rikthen interesimin për Kanté të Chelsea dhe Arturo Vidal, që do të largohet nga Barcelona.

Ëndrra e madhe e Interit mbetet Lionel Messi. Nëse goditja më e madhe në merkato do të realizohet, trajneri do ta ndërtojë ekipin rreth yllit argjentinas, ashtu si bëri te Juventusi me Pirlon dhe më pas te Chelsea me Hazard.

Në merkato, zikaltërit janë gati të sakrifikojnë Brozovic dhe Skriniar, me këtë të fundit që mund të përdoret në shkëmbimin me Ndombele të Tottenham.

Pronarët e Interit e njoftuan Conte-n se nuk do të bëjnë çmenduri, por investimet nuk do të mungojnë për të rritur nivelin e ekipit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë