Plagosja e dy personave në Shkodër, policia zbardh ngjarjen

policia pogradec 600x338

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave mbrëmjen e së martës.

Sipas policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.