Rekord rastesh të reja me koronavirus në Spanjë e Francë

spanja 1100x620

Vijon të rritet në mënyrë të frikshme numri i personave të rinj të prekur me koronavirus në Francë dhe Spanjë në javët e fundit, duke bërë të mendohet se një valë e dytë tashmë i ka goditur dy vendet europiane.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në Francë në 24 orët e fundit u arritur një rekord i ri ku 5429 persona rezultuan të infektuar me Sars Cov-2, një shifër kjo që nuk përsëritej që prej mesit të muajit prill.

Edhe në Spanjë shifrat janë shqetësuese ku 3594 persona të tjerë kanë rënë në kontakt me koronavirus gjatë publikimit të rezultateve të testimeve të ditës së fundit.

7 persona të tjerë humbën betejën me pandeminë duke e çuar numrin total të viktimave në 28,971.