Të dënuarit e grabitjes së Rinasit përballen tashmë dhe me OFL-në

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me dërgimin e formularëve për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dhe këtë herë kërkesa u ka shkuar edhe vëllezërve Çala, Eldi dhe Klement, të cilët janë duke vuajtur dënimin për grabitjet në Rinas.

Po ashtu, formulari u ka shkuar edhe Luan Kokomani, Përparim dhe Durim Bermuçës, si dhe Arian Plaku, të gjithë të dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.