
Telefonata me Ramën, ministri i Jashtëm grek: Fokusi, marrëdhëniet dypalëshe e rajoni
Marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon ishin në qendër të bisedës telefonike të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmin e bëri publik vetë kreu i diplomacisë helene, përmes një postimi në Twitter.
Dendias nuk jep shumë detaje, por pak ditë më parë ministri i Jashtëm grek kishte folur mbi përpjekjen e Athinës për të arritur një marrëveshje të re me Tiranën në lidhje me kufirin detar.
Telefonata e tij me Ramën vjen gjithashtu në një kohë kur marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë janë mjaft të acaruara, ndërkohë që Shqipëria ruan një raport të veçantë me Ankaranë, ndërsa të trija vendet janë pjesë e NATO-s.