Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tragjike, të miturve iu shpërthen granata në Gramsh, një humb jetën, tjetri plagoset rëndë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 22:19 | Kronikë
Tragjike, të miturve iu shpërthen granata në Gramsh, një

Një ngjarje tragjike është regjistruar në një fshat të Gramshit, ku një i mitur ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas të dhënave që vijnë nga Policia e Shtetit dy fëmijët A.Ll. rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç kanë qenë duke luajtur me një granatë  të vjetër në oborrin e shtetasit R.Lll. e cila shpërtheu.

Për pasojë i mituri A.Ll ndërroi jetë rrugës për në spital ndërsa A.L. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë