Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohet qyteti antik, ku sipas Biblës, Jezusi kreu disa nga mrekullitë e tij

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 20:32 | Lifestyle

Një grup arkeologësh nga universiteti i Nebraskës kanë zbuluar një fshat shumë të vjetër, i cili është përmendur gjerësisht dhe në Bibël, si vendi ku Jezusi kreu disa nga mrekullitë e tij më të mëdha.

Zbulimi i rëndësishëm është bërë pranë detit të Galilesë dhe në Bibël vendi njihet si Bethsaida. Ky fshat ishte shtëpia e dishepujve Pjetër dhe Filip dhe në këtë vend Jezusi, sipas asaj që thuhet në Librin e Shenjtë, i dërguar i Zotit ushqeu 5000 persona, eci në ujë apo kreu mrekullinë që i ktheu shikim një të verbri.

Arkeologët kanë punuar për më shumë se 32 vite për të gjetur fshatin e humbur, i cili në Bibël thuhet se u mallkua me shkatërrim pasi rezidentët e tij nuk kërkuan falje për mëkatet e tyre pavarësisht mrekullive të Jezusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë