Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama mbështet Gjukanoviçin; Basha: Votoni partitë shqiptare

Rama Basha 1100x620

Kryeministri Edi Rama, në një mesazh ku flet shqip, serbisht dhe anglisht, ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për kandidatin për kryeministër Milo Gjukanoviç në zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi.

Rama thotë se Mali i Zi është yll në shndritje dhe model në Ballkan për t’u ndjekur falë qeverisjes së deri tanishme të Milo Gjukanoviç. Sipas tij, çdo votë kundër Gjukanoviçit është hap pas për Malin e Zi.

“Nuk më takon mua të gjykoj çfarë nuk ke bërë ende për Malin e Zi i takon qytetarëve të tu. Por ajo që unë mund t’i them atyre është pa dyshim, se ajo çfarë Gjukanoviç ka bërë për Malin e zi duhet t’ju bëj krenar dhe të sigurtë për fëmijët e tyre. Nuk e di se si do të ishte Mali i Zi pa Gjukanoviçin. Por ajo që ne dimë është se Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e varfër që e mori Gjukanovic. Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas. Nuk ka askush sot që mund të shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi, se sa ai që e ka shpëtuar në të shkuarën. Nuk ka kohë për eksperiment që sjellin paqartësi dhe regres. Është shumë e nevojshme të mbështesim fort Milo Gjukanovic në 30 gusht dhe të vazhdojmë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi, yllin në ngritje të rajonit, vendin model, dhe një vend më të mirë për qytetarët e tij. Ju uroj fat. Dhe ju lutem fitoni.Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi, në çdo hap. Faleminderit, Milo që ekziston. Jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon. Zoti qoftë me ju dhe e bekoftë malin e Zi në çdo hap”, tha Rama.

Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Përmes një mesazhi në Facebook, Basha thekson se përmes votës së tyre për partitë shqiptare, ata mund të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre dhe të garantojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.