4 lojtarë të Chelsea me koronavirus, 4 të tjerë në vetizolim

chelsea 600x338

Pandemia Covid-19 godet Premier League, vetëm pak ditë përpara startit të kampionatit. Problemet më të mëdha i ka Chelsea. Mediat britanike kanë raportuar se në klubin londinez janë 4 futbollistë të prekur nga koronavirusi.

4 të tjerë janë në vetizolim, për shkak të kontaktit me të prekurit.


Lojtarët e prekur janë Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic e Fikayo Tomori, të cilët ndodhen në karantinë pas pushimeve të kaluara në ishullin grek të Mykonos. Mediat angleze theksojnë se në izolim janë edhe Jorginho, Barkley, Emerson dhe Michy Batshuayi.