Dhunon bashkëshorten dhe vajzën, vihet në pranga babai 46-vjeçar

policia elbasan 600x338

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 46-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet D.A., banues në Elbasan.

Sipas policisë, ky person ka kanosur me thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.