Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ishte në kërkim nga Austria, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 10:08 | Kronikë
Ishte në kërkim nga Austria, arrestohet në Tiranë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Koordinimi", duke vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Austria ku akuzohet për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope".

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qira) me shtetësi austriake.

“Njësia e Posaçme e Kërkimit "Fast", në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesionale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen "Ali Demi", tek tregu elektrik, 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope". Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie. Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu