Masat mbrojtëse për fëmijët, nën 5 vjeç nuk kanë nevojë për maskë, adoleshentët më të rrezikuar

Fëmijët nën moshën 5 vjeç nuk duhet të vendosin maskë mbrojtëse, bëri të ditur OBSH dhe UNICEF. Të miturit deri në 5 vjeç janë më pak të prekshëm nga virusi dhe rrezikojnë shumë më pak ta përhapin atë edhe tek të tjerët.

Por sipas studimeve të të dhënave të muajve të fundit, adoleshentët kanë një rol shumë aktiv në transmetimin e virusit në krahasim me të vegjlit që kanë rrezik thuajse zero.

OBSH ka shpërndarë edhe udhëzimet sipas disa grupmoshave. Kështu fëmijët deri në 5 vjeç nuk kanë nevojë për maskë, as në ambiente të mbyllura apo të populluara. Rreziku rritet nga mosha 6 deri në 11 vjeç, që sipas rekomandimit të OBSH dhe UNICEF, duhet ta vënë maskën, kryesisht në ambientet e mbyllura ku ka intensitet më të lartë transmetimi, kryesisht në parqet e lojërave.

Sa i takon grupmoshës nga 12 vjeç e lart, ata duhet të trajtohen njësoj si të rriturit. Po njësoj si të rriturit, adoleshentet duhet të ruajnë edhe distancën fizike e të kujdesen për higjienën personale.